>
LETERSISHQIP

Ne Hiret E Një Ëndrre!

Ndenja me ëndrrën pak...fare pak!
Ndoshta ishte shumë,
por mu duk shumë pak!
Ndenja mbi të sajat hire,
dhe putha, thitha si i vogël fëmijë...
Dridhesha unë, dridhej dhe ajo...
Atmosferë e ndezur si me magji!

Mes përkëdheljesh drithëruese,
në errësirën e thyer me dritë qiri...
Klithma epshi e psherëtima ekstaze,
dy jetë që sikur bëheshin fli...

U puthën shpirtrat e dehur përsëri,
Imi me të sajin në ajër u takuan...
Atje lart, përballë Hyjve që xhelozë,
këtë skenë të magjishme ndaluan!

Ëndrra ndaloi!
Hiret u larguan vetë, askush nuk i përcolli!
Unë mbeta vetëm me veten time,
dhe me ëndrrën që ndoshta gjumi polli!

Puthjen e saj ndjej ende në buzë,
Në lëkurë me pore të fryra akoma!
Dëgjoj veten të recitojë në epsh mbi muzë...
Ndjej zemrën e çmendur nga përpëlitjet tona...