>
LETERSISHQIP
Ardi Omeri

Pa Koment, Pa Shkak

Në 12 të natës, fillojnë disa mace të vogla të qajnë...
Një qen, i leh me të madhe pas çdo mjaullime foshnjore...!
Në tre të natës koncertin e merr në dorë qeni i madh,
që ulërin pa pushim deri në agim, me tone baritore!
Koncerti vazhdon në kor, herë qentë e herë macet...
Vazhdon deri në ora pesë ky koncert i artë...
Njerëzit e tjerë s'flenë dot gjumë deri në agim,
kur fillon njeriu me mikrofon nga një kullë e lartë...!

Të gjithë "të autorizuar" të prishin qetësinë
Macet dhe qentë, njerëzit me e pa "veshje"
Vetëm ne, populli s'mund ta kemi këtë "fat"...
Populli merr me shumicë - "qeshje dhe ngjeshje"...!