>
LETERSISHQIP
Ardit Mehmetaj

Serenatë

Buzëmbrëmjen e së premtës të pashë trupsirenë
Buzëdetit shetitem me ty fytyrëhënë
Buzën ta putha, ndjeva t’më ngrihej cdo venë
Buzqeshëm të dy, dashuria doli në skenë

Syqeshur qëndronim, pa ndonjë koment
Sybajamet t’i shikoja, shijoja atë moment
Syshkendijë më je, shtatbukur e koherent
Syrubini im, meritonte cdo kompliment

Flokëdredha ime, s’të harroj dot cupulinë
Flokëbuta ime, t’kujtoj tek dëgjoj tinguj n’mandolinë
Flokarta ime, faqemandarinë
Flokgjata ime, do më dërgosh n’cmendinë