>
LETERSISHQIP
Arqile Garo

Eja Moj

këngë labe e përshtatur në kohë moderne
Në fejsbuk të pashë moj nure,
kafshitën në grykë ma zure.
Pa lajthita, pa u çmenda,
i ziu si rashë kaq brënda.

Të laikova, të çaitova,
por nga afër s’të takova.
Mbeçë në çorbën e mish mashit
si dhelpra m’ ato të dashit!

Moj kohë e qënit, moj qëne,
të dhjefsha teknikën tëne!
Unë të dua k’ tu pranë meje
të të djeg me zjarr rrufeje.

Doja të të prekja gjoksin,
e jo të sodis inboksin,
të t’ i puthja ato buzë
që mënden ma bënë tërkuzë.

Të dua të më jesh pranë,
jo në qelq të sho dynjanë,
të të ngreja në k’ to duar,
të bredhja duke kënduar.

Eja moj qasu në tendë,
se m’i more këto mend,
pa "do shtroj sharkun mbi udhë
do bënem si i sëmurë".

Eja xhane se unë dua,
sytë dhe vetullat e tua!
Botë moj, të dhjefsha syfetin,
bashkë me të dhe internetin!