Arqile Garo
Leksion Pijaneci
Po! na shau, na kërdisi,
na dërgoi e na degdisi,
na mallkoi e na gremisi,
mbushi gotën prapë e piu,
dhe pështyu!
E sajdisëm, e qerasëm,
hëngri, piu, si në dasëm,
prapë ftuam, pranë e qasëm,
- pi o Lal e shana prapë,
bëju tapë!
E po vuri ulërimën,
sa s’ përmbysi tavolinën,
u nxeh, desh na vuri minën.
- Hë or Lali s’ po mbaron?
po shkumon!
Gjithë inat e mbushi gotën,
qeshen rrotull, u përlotën,
- O Lali çudite botën!
I ndërkryer, flokë pa krehur,
- s’ jam i dehur!
- Ju të tërë jeni shkërdhata,
ju qan dita, ju qesh nata,
po – po! ç’ heqin gratë e ngrata!
- Na bjerë dhe një bocë me verë,
kamarjer!
U lëkund, desh u rrëzua,
por u mbajt, u gjallërua,
u zgërdhi, m’ u kthye mua:
- Ti, pse pi porsi hajvan,
kur s’ e mban?!
na dërgoi e na degdisi,
na mallkoi e na gremisi,
mbushi gotën prapë e piu,
dhe pështyu!
E sajdisëm, e qerasëm,
hëngri, piu, si në dasëm,
prapë ftuam, pranë e qasëm,
- pi o Lal e shana prapë,
bëju tapë!
E po vuri ulërimën,
sa s’ përmbysi tavolinën,
u nxeh, desh na vuri minën.
- Hë or Lali s’ po mbaron?
po shkumon!
Gjithë inat e mbushi gotën,
qeshen rrotull, u përlotën,
- O Lali çudite botën!
I ndërkryer, flokë pa krehur,
- s’ jam i dehur!
- Ju të tërë jeni shkërdhata,
ju qan dita, ju qesh nata,
po – po! ç’ heqin gratë e ngrata!
- Na bjerë dhe një bocë me verë,
kamarjer!
U lëkund, desh u rrëzua,
por u mbajt, u gjallërua,
u zgërdhi, m’ u kthye mua:
- Ti, pse pi porsi hajvan,
kur s’ e mban?!
Komente 0