>
LETERSISHQIP
Arqile Garo

Jetes…

Sa isha i ri moj Jetë,
e hidhnjam shurrën përpjetë,
s’ pirdhja për dreq e të birin,
në gisht e dridhnjam zinxhirin.

Të kujtohet Jeta ime,
sa hare dhe sa gëzime,
sa trapllëqe bënim tok,
dhe gajasnim miq e shokë?

E ç’ të them për ty moj mike,
as më le, e as më fike,
po dhe unë të qeshë besnik,
sa më the: hiqmu dhe ik!

Hë moj Jetë, moj Jetë e qenit,
ç’ më le vetëm bri liqenit,
zihem me dreq e të birin,
s’ di ku humba dhe zinxhirin!...

Ikën vitet, vate koha,
hëm u ftoha, hëm u ngroha,
as më hahet, as më pihet,
rri këtu, koqit tespihet!...