>
LETERSISHQIP
Arqile Garo

Kosovaria

Pa do nisem do marr hov, të të ndjek nëpër Kosovë,
pse mu duk sikur s’ ma vare,
vajzë o yll, oj Kosovare!

Të takova në Prizren, e më the se: jam e zënë,
në rrethinat e Prishtinës,
shkave dhe më ike tinës.

Të prita në Kaçanik, më the: do na shohin, ik!
tek ura në Rahovec,
më tregove rrugën: Hec!

Në Ferrizaj n’ ato brigje, thurra vargje, derdha ligje,
t’ u luta i gjunjëzuar,
si hajvan me zemër bluar.

Në Gjakovë seç u gjakosa, u vrava, u sakatosa,
dhe një puthje më dhurove,
e «ma fort» më përvëlove!

Kur zbrisje nga Mitrovica, fërgëllonin ato cica,
pa të mora e të shtriva,
me shami lotët t’ i fshiva.

Do të marr moj në Epir, pse jam king e nikoqir,
të më rriç në buzë të lugut,
jam dhe unë: malok’ i Jugut.

Më gërgasin miq e shokë, një hërë veçmas, ca herë tok,
- Hë mo, çu bë Kosovarja?
Unë ngrë supet. Ata: - Varja!

Por u mbaj inat kauri, se nga besa lidhet burri,
o e marr o bie vdes!
Qesh një mike: Bëj kujdes!

Ç’ do më thuash ti moj mike, moj lanetja ironike,
mbeta si gjethja në erë?
- Se mos është e para herë!

Dhe për hir të se vërtetës, që t’ ja bëj ca qejfin vetes,
nuk e ndjek më pas si plumbi!
Do dhe pse - në? Po… ajo humbi!