Arqile Garo
Myslimonia
Kam një mike prej Tirone,
krenohet: «jom myslimone!"
Farfurin kryqi mbi gjoks, komçe e hapur këmishës,
tek qëndron me përkushtim, puth ikonat para kishës.
Çdo të djelë e ke në meshë,
e bukur, si perëndeshë.
Ulet i puth dorën priftit, përkulet para selisë,
dhe bën kryqin e bekuar tek i lutet Shënmërisë.
Feston Pashkë edhe Krishtlindje,
«Jom myslimone me bindje!»
E ha bërxollën e derrit mu në derë të psistarisë,
rrotullon hellin e qingjit në oborrin e shtëpisë.
Minifund, këpucë të larta,
dallgëzojnë leshrat e arta!
Vallë e di që myslimanët, kanë xhami edhe teqe?!
Ditka gjë kjo mikja ime, për kuran e ferexhe?!
Me opingë e pi rakinë,
vallen hedh mbi në tavolinë.
Eh, ta shoç të kënaq syrin, ububu e qyqja none!
Rrofsh e qofsh që m’ u kujtove, mikja ime: «myslimone!»

Komente 0