Arqile Garo
Kam Një Mik
Kam një mik fëmijërie,
miljarder me një barrë hije,
ka bisnese, ka dashnore,
bashkëshorte shëmbullore,
atij lekët i vijnë lumë,
porse mua, më do shumë…
Më mban afër, më sajdis,
më pyet e më ujdis,
rri me mua, hamë e pimë,
kuvendojmë, shajmë qeverinë,
më mbush xhepin me të holla,
dhe më qesh: - Të rroftë shkolla!...
***
Rritur bashkë, aty, në fshat,
unë i urtë, ky, harrakat,
unë i pari në mësime,
ai, mjeshtër në mashtrime,
unë mësoja, ai kopjonte,
druri, mbi mua valonte!...
Ai vidhte në bahçera,
bëja rojen unë, në ferra,
në bostane, në qymeze,
shtronte mësallat me meze,
këto i quante punë,
dënimet i haja unë!...
Unë lexoja mbi postiqe,
ai bridhte me llastiqe,
vriste mëllënja, gushkuqë,
kopaci s’ i shkonte fuq,
po kurrë vetëm nuk i hante,
vinte, me mua i ndante…
Kështu iku fëmijnia,
adoleshenca, rinia,
unë vajta në shkollë të madhe,
ai bridhte në livadhe,
unë u bëra profesor,
ai mbajti nofkën: horr!
S’ bëmë të tjera miqësira,
n’ ato vite të vështira,
njërit i mjaftonte tjetri,
unë i riu, ai i vjetri,
pse më donte dhe e doja,
cigare në burg i çoja…
se unë isha profesor,
ai thjesht, hajdut dhe horr!
***
Hë, po kjo dynja jallane,
herë piperkë, herë patëllxhane,
u përmbys ky cep i botës,
këmbët zunë t’ i bien kokës,
u shfaq ditë e begatisë,
epok’ e demokracisë…
po vij plot me zhurmë e bujë,
unë porsi peshku pa ujë,
zhelemel e i leckosur,
"trup e shpirt i sakatosur",
i papunë e i pashpresë,
porsi gjethja mes rrëkesë…
Dhe të themi të vërtetën,
u bëra të vrisja veten.
Por thotë mirë e vjetra fjalë,
- sa je gjallë, shpreso or djalë!-
pse n’ atë zymti prej murgu,
miku im doli nga burgu!
Vjen, i qeshur, simpatik,
"i përndjekur politik!",
rri pajdash përbri oxhakut,
e në kulmin e merakut,
vrullin dhe fuqinë ma zgjon:
- Çohu, se erdhi dita jonë!
Partia të do tani,
që të bëç demokraci,
ndaj të thom të ngreç një staf!
- Staf, që të të marrë në qafë!
Po na vijnë zgjedhje të lira,
me shtatëdhjetë e ca partira,
ndaj dhe unë si atdhetar,
do startoj, do hyj në garë,
që të bënem deputet,
të bëjmë qeveri dhe shtet,
të krijojmë institucione,
ta bëjmë Shqipërinë, kampione!
***
Pa u turrëm në fushatë,
derë më derë, qytet e fshat.
Promovonim mikun tim,
sa të mençur, aq dhe trim,
të fuqishëm dhe të zot,
q’ e mban fjalën siç e thotë!
Pishtar i demokracisë!
Shpëtimtar i vegjëlisë!
Burrë i drejtë, me dinjitet!
i lindur për deputet!
Antikomunist, serioz,
i paepur, dinjitoz!
Burgaxhi, me një barrë mend,
namusqar, po dhe levend!
I sajuam dhe diplomë!
- Fallco shqeto?! – po, ç’ të thom?!
- Pse dhe Skënderbeu, na tha,
q’ hyn në kokat e mëdha,
Krujën e paska çliruar,
me firmanin të sajuar!
***
E kështu or miq që thoni,
deputet m’ u bë gjitoni,
dhe për emërim të parë,
bëri mua sekretar,
- thjesht, unë, shkruaja fjalimet,
i korrigjoja gabimet…
shihja ligjet, projektligjet,
i rrëfeja brigjet, shtigjet,
e mësoja si të rrijë,
si të hajë e si të pijë,
si të ngasë fjalën mbarë,
që mos ngjajë si katundar.
Ai çirrej në kuvend,
- dhe unë thjesht, i jepja mend…
***
Qerratai, kish talentin,
mandatin dhe parlamentin,
kishte policinë dhe shtetin,
gjykatat, imunitetin,
dhe s’ vonoi ta gjente veten.
Eh, po kur ju turr të shkretën:
së pari pronës publike,
mobiliare dhe statike.
E nisi nga anët tona,
mori truaj, çorri prona,
matrapaz e matrahul,
tani ish hajdut me vulë!
Fët e fët mbaronte punë,
dhe i kthente sytë nga unë:
- Ulu shpejt e më bëj shkresat,
hiqmë gjëmbat dhe pengesat,
merr dhe firmat pushtetare,
dhe hec, të të jap ca pare!
Vodhi ndihma, donacione,
shiti mjete dhe stacione,
ku me lekë, ku me mashtrime,
me edhe pa ndihmën time,
zhveshi pleq, vajza jetime,
- unë, thjesht, shpikja prokurime!...
Transportoi plot refugjatë,
detit e në tokë të thatë,
ca humbën e ca mbërritën,
- e po det është: dhe do mbyten, -
shiti armë, hashash e drogë,
- unë, nëpunës qeshë, me rrogë…
Kujtoj, më nëntëdhjetë e shtatën,
kur gjithë puna bëhej natën,
mbushi bote me benzinë,
i çoi të ndihte Sërbinë,
që të shtypte kosovarët,
- unë, i mbyllja thjesht, pazarët…
Sa mbaroi gjithë katrahura,
më fali dy – tre vetura,
ca prona në breg të detit,
dy hotele mes qytetit,
asete që zënë e shtohen
e s’ ja vlen të numërohen…
- Refuzova?! - një fjalë goje…
- Bëhej bishë t’ i kundërshtoje!
***
Pa nisa jetën e mirë,
me të ngrënë e me të pirë,
në resorte erotike,
në bordello ekzotike,
kur më hidhet një spurdhjak:
- ti, me krimin je ortak!
- Mbaje gojën miku im!
- Mati fjalët ore trim,
nga fryn era s’ e kthej gunën!
Ç’ bëra unë? Thjesht bëja punën!
E kam ndërgjegjen të qetë (!?)
Ah, fukarallëku i shkretë!...
- Mua erzin dot s’ ma merr
pse mbaj një palo defter…
Se kam mik një miljarder,
pse duhet ta di ç’ka bërë?
Se me të veç pija, haja,
po! dhe llogaritë ja mbaja.
- ndaj të thom, or teveqel:
- të ngjaj unë si kriminel?!
miljarder me një barrë hije,
ka bisnese, ka dashnore,
bashkëshorte shëmbullore,
atij lekët i vijnë lumë,
porse mua, më do shumë…
Më mban afër, më sajdis,
më pyet e më ujdis,
rri me mua, hamë e pimë,
kuvendojmë, shajmë qeverinë,
më mbush xhepin me të holla,
dhe më qesh: - Të rroftë shkolla!...
***
Rritur bashkë, aty, në fshat,
unë i urtë, ky, harrakat,
unë i pari në mësime,
ai, mjeshtër në mashtrime,
unë mësoja, ai kopjonte,
druri, mbi mua valonte!...
Ai vidhte në bahçera,
bëja rojen unë, në ferra,
në bostane, në qymeze,
shtronte mësallat me meze,
këto i quante punë,
dënimet i haja unë!...
Unë lexoja mbi postiqe,
ai bridhte me llastiqe,
vriste mëllënja, gushkuqë,
kopaci s’ i shkonte fuq,
po kurrë vetëm nuk i hante,
vinte, me mua i ndante…
Kështu iku fëmijnia,
adoleshenca, rinia,
unë vajta në shkollë të madhe,
ai bridhte në livadhe,
unë u bëra profesor,
ai mbajti nofkën: horr!
S’ bëmë të tjera miqësira,
n’ ato vite të vështira,
njërit i mjaftonte tjetri,
unë i riu, ai i vjetri,
pse më donte dhe e doja,
cigare në burg i çoja…
se unë isha profesor,
ai thjesht, hajdut dhe horr!
***
Hë, po kjo dynja jallane,
herë piperkë, herë patëllxhane,
u përmbys ky cep i botës,
këmbët zunë t’ i bien kokës,
u shfaq ditë e begatisë,
epok’ e demokracisë…
po vij plot me zhurmë e bujë,
unë porsi peshku pa ujë,
zhelemel e i leckosur,
"trup e shpirt i sakatosur",
i papunë e i pashpresë,
porsi gjethja mes rrëkesë…
Dhe të themi të vërtetën,
u bëra të vrisja veten.
Por thotë mirë e vjetra fjalë,
- sa je gjallë, shpreso or djalë!-
pse n’ atë zymti prej murgu,
miku im doli nga burgu!
Vjen, i qeshur, simpatik,
"i përndjekur politik!",
rri pajdash përbri oxhakut,
e në kulmin e merakut,
vrullin dhe fuqinë ma zgjon:
- Çohu, se erdhi dita jonë!
Partia të do tani,
që të bëç demokraci,
ndaj të thom të ngreç një staf!
- Staf, që të të marrë në qafë!
Po na vijnë zgjedhje të lira,
me shtatëdhjetë e ca partira,
ndaj dhe unë si atdhetar,
do startoj, do hyj në garë,
që të bënem deputet,
të bëjmë qeveri dhe shtet,
të krijojmë institucione,
ta bëjmë Shqipërinë, kampione!
***
Pa u turrëm në fushatë,
derë më derë, qytet e fshat.
Promovonim mikun tim,
sa të mençur, aq dhe trim,
të fuqishëm dhe të zot,
q’ e mban fjalën siç e thotë!
Pishtar i demokracisë!
Shpëtimtar i vegjëlisë!
Burrë i drejtë, me dinjitet!
i lindur për deputet!
Antikomunist, serioz,
i paepur, dinjitoz!
Burgaxhi, me një barrë mend,
namusqar, po dhe levend!
I sajuam dhe diplomë!
- Fallco shqeto?! – po, ç’ të thom?!
- Pse dhe Skënderbeu, na tha,
q’ hyn në kokat e mëdha,
Krujën e paska çliruar,
me firmanin të sajuar!
***
E kështu or miq që thoni,
deputet m’ u bë gjitoni,
dhe për emërim të parë,
bëri mua sekretar,
- thjesht, unë, shkruaja fjalimet,
i korrigjoja gabimet…
shihja ligjet, projektligjet,
i rrëfeja brigjet, shtigjet,
e mësoja si të rrijë,
si të hajë e si të pijë,
si të ngasë fjalën mbarë,
që mos ngjajë si katundar.
Ai çirrej në kuvend,
- dhe unë thjesht, i jepja mend…
***
Qerratai, kish talentin,
mandatin dhe parlamentin,
kishte policinë dhe shtetin,
gjykatat, imunitetin,
dhe s’ vonoi ta gjente veten.
Eh, po kur ju turr të shkretën:
së pari pronës publike,
mobiliare dhe statike.
E nisi nga anët tona,
mori truaj, çorri prona,
matrapaz e matrahul,
tani ish hajdut me vulë!
Fët e fët mbaronte punë,
dhe i kthente sytë nga unë:
- Ulu shpejt e më bëj shkresat,
hiqmë gjëmbat dhe pengesat,
merr dhe firmat pushtetare,
dhe hec, të të jap ca pare!
Vodhi ndihma, donacione,
shiti mjete dhe stacione,
ku me lekë, ku me mashtrime,
me edhe pa ndihmën time,
zhveshi pleq, vajza jetime,
- unë, thjesht, shpikja prokurime!...
Transportoi plot refugjatë,
detit e në tokë të thatë,
ca humbën e ca mbërritën,
- e po det është: dhe do mbyten, -
shiti armë, hashash e drogë,
- unë, nëpunës qeshë, me rrogë…
Kujtoj, më nëntëdhjetë e shtatën,
kur gjithë puna bëhej natën,
mbushi bote me benzinë,
i çoi të ndihte Sërbinë,
që të shtypte kosovarët,
- unë, i mbyllja thjesht, pazarët…
Sa mbaroi gjithë katrahura,
më fali dy – tre vetura,
ca prona në breg të detit,
dy hotele mes qytetit,
asete që zënë e shtohen
e s’ ja vlen të numërohen…
- Refuzova?! - një fjalë goje…
- Bëhej bishë t’ i kundërshtoje!
***
Pa nisa jetën e mirë,
me të ngrënë e me të pirë,
në resorte erotike,
në bordello ekzotike,
kur më hidhet një spurdhjak:
- ti, me krimin je ortak!
- Mbaje gojën miku im!
- Mati fjalët ore trim,
nga fryn era s’ e kthej gunën!
Ç’ bëra unë? Thjesht bëja punën!
E kam ndërgjegjen të qetë (!?)
Ah, fukarallëku i shkretë!...
- Mua erzin dot s’ ma merr
pse mbaj një palo defter…
Se kam mik një miljarder,
pse duhet ta di ç’ka bërë?
Se me të veç pija, haja,
po! dhe llogaritë ja mbaja.
- ndaj të thom, or teveqel:
- të ngjaj unë si kriminel?!
Komente 0