>
LETERSISHQIP
Azbie Nexhbii

Mos U Trishto

Lindi ditë e trishtuar,
mirmëngjesi dielli i errët,
koha ikën pa premtuar
se prap do të kthehet.

Gjurmët në shpirt nuk fshihen leht
as aroma e perendimit,
do të vij edhe keqardhja,
së bashku me mallkimin.

Mos u trishto i porsardhur në kët jetë,
do të vijnë edhe ditët e mira,
por e keqja s'do të largohet leht,
do të bëj të bësh shumë sakrifica.

Buzëqeshi jetës sa do lodhur të jesh,
mos u anko me askënd asnjëherë,
sepse sa më shumë të trishtohesh,
aq më shumë do mendojn se leht dorzohesh.