>
LETERSISHQIP
Azbie Nexhbii

Sa E Hidhur Jeta

Koha nuk ikën,
rri bashk me mua e vetmuar,
si ajo ashtu edhe unë,
jetojm në heshtje pa zhurmë.
Gjithçka që kam me mua janë,
më kritikojn edhe muret që më rrethojn,
bëhem sikur nuk kuptoj,
por njejt është lëndohem njësoj.
Sa e hidhur jeta,
sa pak drejtësi ka në të,
edhe pse dua të ndryshoj,
nuk mundem sepse për të mbetesh ajo,
kurrë në të njejtën kohë mos heshtë me dikë,
por thuaje atë që mendon,
mos u dëshpëro por mbizotro,
aq sa e hidhur jeta duket,
aq pozitivisht ti për të mendo.