LETERSISHQIP
Besnik Jaha
Besnik Jaha
Besnik Jaha

Gjithmonë Kam Me T’Dashtë

Edhe nji mijë jetë janë pak me t’tregu sa t’du
As njimijë jetë s’mjaftojnë me nejt me ty
Sa asht e madhe dashnia s’muj kurrë me t’kallxu
Ty t’kam dekë, jetë, dritë n’sy

Pa ty, n’ketë botë s’kisha dashtë me kanë
As dillin, hanën, yjt, as tokë e det s’i kisha dashtë
Ujin, bukën, pemë e gjithçka kisha dhanë
Për ty, se t’du, e gjithmonë kam me t’dashtë