Besnik Jaha
Kur Të Takohemi
Hapet derë e shtëpisë, ngadalë
Unë s’ngre kokën, mendohem
Ti rri e heshtur. Atje. Larg. Më fal!
Qanë. Qesh. Ec. O kohë, të lutem, ndal!
Shkoj poshtë e përpjetë. S’flas me njeri
Të kujtoj veç ty, e shtrenjta ime
Vijnë miq nga larg, me ta s’rri
Flasin. Qeshen. Unë prapë mbyllur dry
Veç një fjalë. Ah një fjalë s’ta dëgjova
Ti ishe fjetur, unë me çantë në dorë
Sypërlotur hapat që bëra mallkova
E një puthje në ballë ta lashë si kurorë
Tani jam larg. Shumë larg. Afër s’të kam
Ti ke ndryshuar. Unë aspak
Mendimet kam ndalur, pasi kohën s’mundkam
Të të mbaj më pranë. Unë i njëjti jam.
Do të vijë një ditë. E di. Do të takohemi
Dhe do të ecësh vetë, këtë s’e dyshoj
Bijë e dashur bijë, kur t’përqafohemi
Ne kur të takohemi, si lumi me det

Komente 0