>
LETERSISHQIP
Besnik Jaha

N't'zi

N’t’zi
Me qefin të zi mbulomëni
Kur të kem vdekur mos më vajtoni
Mos varni turinj, kinse keni mërzi
Mos më shkruani vargje, epigramí

Zi as gri mos u vishni
Ju që jetën keni idili
Trupin shtrirë n’zi, mos m’shikoni
Se çohem e ju tmerroj për lemeri

Më mbuloni me qefin të zi
Se edhe i vdekur dua të dalloj nga ju
Kur t’kem vdekur mos më lotoni
Mos ma shikoni trupin e shtrirë dru

Veç heshtur rrini, ulur kokën mbani
Poshtërohuni para trupit tim n’t’zi
Të shtrirë përgjithmonë, ashtu kujtomëni
Mos m’u afroni, ikni nga unë ju jonjeri

Dhe për veten tuaj o të shkretë vajtoni
Që jetë zezoni, e me qefin të bardhë ju mbulojnë
Me katran zemrën e mbushur dot s’mund ta pastroni
Lotët, vaji, turma dhe qefini i bardhë veç ju mashtrojnë

Prandaj, më mbuloni me qefin të zi!
Kur të kem vdekur mos më vajtoni!
Kur të kem vdekur mos më kërkoni!
Mos varni turinj kinse keni mërzi!