>
LETERSISHQIP
Besnik Jaha

Lotët E Dashurisë

Në qofsha larg, e dashur, mos harro
Shkruaj çdo ditë për ne ndonjë fjalë
Lexoje, shtrëngoje, për mua mendo
Dhe lere le të rrjedhë lotin kur të dalë

Mos i fshij lotët, sytë mos i fërko
Rri e heshtur, as zë mos nxirr jashtë
Udhëto kujtimeve, diku më tako
N’gjirin tënd m’shtrëngo, edhe në qofsha asht

E atëherë do t’ndiesh një rrëqethje, drithërimë
Që kurrë s’e ke provuar e as që e njeh
Të fortë si rrufeja, si një vetëtimë
Që mua, e dashur, më ndien e s’më sheh