Besnik Jaha
Kur Unë S’Do T’Jem Pranë Teje, Fjalët Do Të Jenë
Do të vijë një ditë, e dashur, unë s’do t’jem
Zemra jote flakë do t’ketë, dot s’mund ta shuash
Ti do t’shikosh fëmijët, të rritur do të jenë
Me nipër e mbesa do t’luash
E për mua loti do të t’rrjedhë fytyrës
Lot i nxehtë si prushi, si vala
Do t’ikësh brenda, do t’shihesh gjatë para pasqyrës
Nga unë kujtim i gjallë do të t’mbetet veç fjala