Besnik Jaha
Xhanane
Nji ditë menoj se dashnia jote m'ka beku,
dhe jam gati për ty me shkru mesnevi e divane
Tjetra ditë m'ngjen tuj thanë se dashnia jote, mos m'ka mallku?!
Se m'je ba ves n'jetë, ah moj shejtane!
Nji ditë tjetër menoj se për ty t'pabame kisha ba,
dhe njimend jam gati me ba çka kush s'ka ba n'xhihane
dita tjetër m'gjen n'menime miskine, haj medet ç'u ba
Mes meje e teje moj xhanane

Komente 0