>
LETERSISHQIP
Dhimiter Nica

Dallandyshet U Vonuan

Vit për vit në ballkonin tim
dallandyshet vijnë herët e ndërtojnë folenë.
Foleja e mbetur që nga vjet jetim
më shikon me çudi, kur unë pi kafenë.

Ndoshta ka të drejtë e don t’ më pyet,
pse nuk këndon asnjë zok aty sot,
ku janë dallandyshet siç ishin vjet…?!
Hedh shikimin thellë qiellësisë,
asgjë zok s’ po duket në horizont…

Edhe lulet si dallandyshet,
nuk kundërmojnë, siç aromonin vjet,
kjo mortajë që s’ shihet fare me sy,
po bën ’’ armiq " burrë e grua, motër e vëlla,
nuk i lejon njerëzit dy e nga dy…

Do të vijnë se s’ bën dallandyshet
edhe lulet do të aromojnë përsëri,
të ruajmë ata që duam, gjyshërit dhe gjyshet,
le të rrimë sa më shumë në shtëpi…

Virusi do të zhduket në histori,
do të shkruhet për njerëzit me jehonë,
moshat e thyera i ka ’’ qejf " kjo marrëzi,
t’ i ruajmë…, t’ i ruajmë sa nuk është ende vonë!