>
LETERSISHQIP
Dhimiter Nica

Teshtima

Një jetë të tërë u rritëm me mirësi e respekt,
uronim e nderonim gjithmonë njëri tjetrin
edhe kur teshtinim i thoshim tjetrit shëndet
-të faleminderit, na e kthente, e shëndet të kesh…!

Sot në kohën e koronës po teshtive
të shikojnë si ujk e si ujkonjë,
të shikojnë sikur edhe bukën u ke ngrënë
sikur edhe në ballë ke të shkruar emrin koronë!