Dhimiter Nica
Riga Malli
Ca riga malli,
m'u futën në kokë.
Nuk vijnë nga halli,
pa dashur më kujtojnë ca shokë...
Më kujtojnë vegjëlinë,
rrugët me gurë në çdo sokak.
Gjakun që ndizte djalërinë,
kalldrëmet e bardha në Berat.
Ca riga malli nga lumi Osum,
martohej djali, ditën që ikja unë...
Unë gjithnjë njeri i vuajtur,
rrokullisur egër nëpër botë.
Dhe fëmijë isha shumë i druajtur,
eh, sot pa fije floku në kokë...
Ca riga malli, më plekesen në tru.
Nuk vijnë nga halli, gjenden aty-këtu, kuturu...
m'u futën në kokë.
Nuk vijnë nga halli,
pa dashur më kujtojnë ca shokë...
Më kujtojnë vegjëlinë,
rrugët me gurë në çdo sokak.
Gjakun që ndizte djalërinë,
kalldrëmet e bardha në Berat.
Ca riga malli nga lumi Osum,
martohej djali, ditën që ikja unë...
Unë gjithnjë njeri i vuajtur,
rrokullisur egër nëpër botë.
Dhe fëmijë isha shumë i druajtur,
eh, sot pa fije floku në kokë...
Ca riga malli, më plekesen në tru.
Nuk vijnë nga halli, gjenden aty-këtu, kuturu...
Komente 0