Dhimiter Nica
Pa Thënë Lamtumirë
Sa mirë do të ishte këtë vit,
që ditët të ishin të gjitha gënjeshtër,
gënjeshtër t’i quajmë edhe ndodhitë,
që erdhën e hodhën mbi njerëzimin breshër.
Na dhimbsen ata që po digjen nëpër furra,
ata që po ikin pa përqafim e lamtumirë,
po ikin para kohe të moshuar, gra e burra,
po ikin para kohe edhe shumë të rinj…
Sa do të dëshiroja që këtë vit,
çdo ditë të ishte një gënjeshtër, të ishte 1 prill…
Nga ëmbëlsia e parasë, të mos biem në pritë
dhe njerëzit të ikin pa thënë lamtumirë!

Komente 0