Edna Kapurani
Për Ty Moj Gjirokastër
Për ty moj Gjirokastër,
Gjirokastra ime,
U shkruan shumë vargje,
U shkruan dhe urime,
Të krijoi Zoti,
vetë me dorën e tij,
Që ty moj nure,
asnjë mos të t"harrijë.
Asnjë nuk fle si ty,
përmbi një mal,
Të kanë zili e dashur,
se je gjë e rrallë,
Prandaj kudo që vemi,
të marrim me vete,
Të kemi në zemër,
por dhe në portrete.
Pa ty moj Gjirokastër,
nuk do kish agim,
Bota do ish e errët,
zhytur në mjerim,
Ty moj Gjirokastër,
ne të kemi nënë,
Të kemi diell, shi,
të kemi edhe hënë.
Këndo moj Gjirokastër,
ashtu siç të ka hije,
Në venat e tua,
rrjedh gjak fisnikërie,
Prandaj të duam fortë,
sa tē kemi frymë,
Perlë e Shqipërisë,
I arti burim.
Të kemi bërë krenare,
ngado që kemi shkuar,
Ć* të dojë më shumë një nënë,
me zemër të praruar.
Gjirokastra ime,
U shkruan shumë vargje,
U shkruan dhe urime,
Të krijoi Zoti,
vetë me dorën e tij,
Që ty moj nure,
asnjë mos të t"harrijë.
Asnjë nuk fle si ty,
përmbi një mal,
Të kanë zili e dashur,
se je gjë e rrallë,
Prandaj kudo që vemi,
të marrim me vete,
Të kemi në zemër,
por dhe në portrete.
Pa ty moj Gjirokastër,
nuk do kish agim,
Bota do ish e errët,
zhytur në mjerim,
Ty moj Gjirokastër,
ne të kemi nënë,
Të kemi diell, shi,
të kemi edhe hënë.
Këndo moj Gjirokastër,
ashtu siç të ka hije,
Në venat e tua,
rrjedh gjak fisnikërie,
Prandaj të duam fortë,
sa tē kemi frymë,
Perlë e Shqipërisë,
I arti burim.
Të kemi bërë krenare,
ngado që kemi shkuar,
Ć* të dojë më shumë një nënë,
me zemër të praruar.
Komente 0