Ejonë Hasani
Kotje
Kotem mërzishëm mbi bankë,
Jashtë qielli i ngjan fort grisë,
Ca më tutje, në bankën përballë,
Dikush ka hapur librin e historisë.
Të qeta më duken kopertinat e vizatuara,
E fjalëpak shkrimi mbi to më duket,
Nuk u bëhet vonë për të tashmen aspak;
Se brenda atyre fletëve e kaluara struket.
Ndiej heshta ushtrie, këmbësori të rëndë,
Fërgëllim shpatash fort zhurmon,
Gjithësaherë përpiqem të shkëputem nga ajo mjegull,
Stalini ngapak ngryset e Napoleoni sikur rënkon.
Një plejadë e tërë rilindësish më përshëndesin
Nga ato vite të ndritura, plot ëndrra e përpjekje,
Kurrë s’i frikësoi as edhe një kurth armiku,
Kurrë nuk i kthyen shpinën asnjërës përndjekje.
Prapë vazhdoj të kotem, në klasë ka rënë qetësia,
Në dritare dëgjohen pikat e një shiu të lehtë,
A vërtetë përsëritet e kaluara e historia,
Po i harruam e s’i shkruam në fletë?