Ejonë Hasani
Poezisë
Ti më ndjek hap pas hapi,
Po kur kokën kthej- nuk je më aty,
A do të më flasësh ndonjëherë për pulëbardhat mbi liqen?
Apo rimat dhe metaforën m’i ke mbërthyer në dry?
Herë-herë me njëra-tjetrën mirëkuptohemi,
E fjalët rrjedhin pandalë si ujëvarë;
Atëherë në zjarrësinë e penës të dyja ngrohemi,
Asgjë s’na pengon ditët t’na ecin mbarë.
Herë ti më hidhërohesh, herë unë të mbaj mëri,
Kokëforta të dyja kemi qëlluar,
Luajmë kukafshehthi e qeshim si fëmijë,
Në rrënojat e poezisë së fundit të papërfunduar.
Spërkatur me pluhur zanash jemi rritur të dyja,
Zgjatu unë e zbukurohu ti,
Peri i miqësisë sonë është lidhur n’shumë nyja,
Pse je kaq modeste, e imja poezi?
Më pëlqen kështu si je, nuk ke pse ndryshon,
Me vargje që s’përputhen e rrokje që s’rimojnë,
Veҫanëria jote ҫdo dhembje dyshimi më kuron,
Në pranverë vargjesh të dyja lulëzojmë.