>
LETERSISHQIP

Kuti Kujtimesh

Në skutën më të errët të kthinës time,
Ku ditët me mundim përpiqem t’i shtyj,
Një kuti e vogël aq sa dora ime,
Mu duk si kalimthi ma bëri me sy.

Dorën e afrova e fort e mbërtheva
Ish vërtetë e bukur, në mendje më mbeti,
Por ҫ’e do, e vjetër e pak nostalgjike
Pluhuri iu ngrit si stuhi deti.

E hapa ngadalë, si të kisha frikë
Nga brendia i dolën mijëra përjetime,
Të ëmbla e të hidhura, fare pa radhë,
Mendjen ma vërshuam një mori me kujtime.

Zëra të dëgjuar e fytyra të njohura
Më vërtiteshin rrotull një tufe mendimesh,
Një jetë të shkuar, një botë të largët,
Sërish ma fali kjo kuti kujtimesh.