>
LETERSISHQIP
Ejonë Hasani

Rridhni, Lot

Natë e vonë e qiell I kthjellët
Era fryn, me gjethe luan,
Ulur rri duke vrarë mendjen
Pse sytë sonte më lotuan.

Pika rrebeshi si të ishin
Furishëm rrodhën gjer në mjekërr,
As provova që t’i ndalja
Po s’dolën tani- do dalin herë tjetër.

Qaj për rrugët, yjet e pranverën,
Për këngën e pakënduar humbur në histori,
Mjegullnajë e hirtë të tërën më ka veshur,
Përreth mbizotëron e errëta qetësi.

Mungon një copë shpirt, zhytur në gjithësi,
Kujtimet më kaplojnë si me përtesë,
Realiteti i frikshëm po më bën të strukem
Dua të humbas nëpër vargje t’Kadaresë.

Ndonëse vonë, gjumë nuk kam
Përpëlitem në ҫmendinë e quajtur "sot"
Jashtë nga dritarja më përshëndet hëna,
Të lirë jeni, rridhni lot.