>
LETERSISHQIP

Jeto Jeten

Jeta eshte rrugetim
me shume te papritura,
nganjehere na sjell dhurata
e nganjehere lajme t'hidhura.

Lumturia dhe kenaqesia
asnjehere nuk jane komplete,
se shpesh shoqerohen
nga njeqind derte.

Sekreti qendron
qe t'a jetojme jeten,
duke e rrokur ate
edhe pse e njohim t'verteten.

Te embla e te hidhura
do t'perjetojme pafund,
here do t'ndihemi kampion
e here do t'ndihemi t'mund.