>
LETERSISHQIP
Fatmire Thaqi

Në Mes Shkretirës

E vetmuar mes shkretirës
Drejt teje eci si pa kokë
As gjurmë njeriu nuk shoh
Veç rrezeve plot dritë.

Heshtja më lodh e dremit
Si kujtime malli në errësirë
Kërkoj burim për freski
Diku thellë në zemrën tënde.

Nën dry e mbyllur
Pres një lindje të re
A dashuri shpirti përvëlues.

Mbeta pa fjalën tënde
Të munguar
E dorën plot lule për ty.

Vargjet t’i shkruaj me mall
Do t’i ruaj si dallgë deti
Dua të të kam si dikur
Zog i lirë në hapësirë.

Pa lot me dashuri të re.