Ilir Koro
Binte Dëborë
Sonte më ke ardhur "mysafire"!
Te shtëpia ime e ngrohtë.
Çudi si çelën lulet e saksive
megjithëse jashtë binte borë!?
Ukesh pranë meje dhe më sheh
Me ata sy që nuk di ç'duan!
Te xhami i dritares, me gisht,
dora ime ty emrin t'a shkruan!
Sonte më ke ardhur befas,
që të më bësh, qoftë dhe një çast të lumtur!
Jashtë bie borë...le të bjerë
ne, nuk na pengon për t'u puthur.
Te shtëpia ime e ngrohtë.
Çudi si çelën lulet e saksive
megjithëse jashtë binte borë!?
Ukesh pranë meje dhe më sheh
Me ata sy që nuk di ç'duan!
Te xhami i dritares, me gisht,
dora ime ty emrin t'a shkruan!
Sonte më ke ardhur befas,
që të më bësh, qoftë dhe një çast të lumtur!
Jashtë bie borë...le të bjerë
ne, nuk na pengon për t'u puthur.
Komente 0