>
LETERSISHQIP

E Tillë Je...

Nëse nuk e mban dot
zemrën me vete,
Rrëzoje në një greminë
e mos u mendo shumë!

Nëse nuk e mban dot
lotin me vete,
Hidhe në ndonjë lumë
që të humbë!

Nëse nuk e mban dot
rininë me vete,
Kryqëzohu me të
Siç bëj dhe unë!