>
LETERSISHQIP

Dikur Ne.

Kur dëbora binte lehtë
“qeshte” syri im i mirë
fëminia më lodronte
shpirti pa ju "ngrirë".

Nostalgjia e dikurshme
më "ngroh" mallin e larguar
tek gjurma që kërciste
si një zë i dashuruar.

Të shpenguar, oh... sa mirë
dinim veç të lodronim
bora binte me “dëshirë”
"puthnim" ëndrrën që shikonim.

Dashuria “pika-pika”
zbriste nga çatitë
-U bë vonë, tani ika
më herët nesër dil e më pritë-!

E shtyllës-llambë "verdhacuke"
"qeshte” mekur nënë zë
bora s'pushonte, pas çdo dritare
të gjithë mendonim veç për atë.
7//3//2013