>
LETERSISHQIP

Dea E Dashurisë

Ti u habite kur të thirra:- Dea!
Se emri yt ishte ndryshe, krejt!
Por jo se mua m'u dha ndonjë urdhër
(Të kam thirrur Dea kam 1000 vjet)

Edhe ajo Dea që është sklupturë
Mundet që të kish ndonjë emër tjetlr.
Por ai që e bëri i thirri ashtu.
Dhe që atëherë i mbeti ky emër!

Unë s'jam skluptor,
të të bëj të mos vdesësh.
Të të bëj që të të hysh në përjetësi!
Por ja që "Dea" më pëkqen si emër.
Jam i bindur që do ta pëlqesh edhe ti!