>
LETERSISHQIP
Ilir Koro

Fjalët E Liqenit

Të dua shumë dhe s'di përse!
Si ty, asnjë tjetër s'dua unë.
Anija rrëshqiste bashkë me ne,
e fjalët "mbuloheshin" me shkumbë!

Sonte liqeni ka dallgë.
Në breg me të dashurën je ti.
Varkat "premtime" që s'u mbajtën.
Rrezikohen të "mbyten" përsëri!

Në horizont "mbytet" dielli.
Dua t'a shpëtoj por s'mundem!
Mbeta mes ujit dhe qiellit!
Si një balonë, mes tyre lëkundem!