>
LETERSISHQIP

Dua Të Jetoj

Puthe diellin, tokën, puthe fort!
Që zemra e saj të vlojë.
Dhe "afshi i nxehtë" i mallit.
Sytë ziliqarë t'i përvëlojë!

Do jem "fëmija" i Pranverës.
Me biskun e çelur në duar.
Do t'i marr një vrapi prej të marri.
Siç vrapon çdo i dashuruar.

Do të qaj pastaj nga gëzimi!
(Lotët do të jenë përmasën e "detit"!)
Do më gjeni të kthyer në pulbardhë.
Me buzëqeshjen e "fëmijës" së qiellit!