>
LETERSISHQIP

Një Mëngjes

Një mëngjes unë "vrava" Orestin
Se nënën e tij e "pashë" në ëndërr
të vdekur!

Në drekë e "rivrava" gruan tradhëtare
Që burrin e preu me dorën e saj.
Në darkë "shkova " të përcjell Agamemnonin
Bashkë me kortezhin e nderit të një heroi.
Dhe kur rashë në gjumë
Trojën " pashë" të djegur!