Irma Kurti
Je Veçse Një Hije
Ti nuk ze asnjë vend në jetën time,
je veçse një hije.
Por ndonjëherë kur rri e qetë:
"Gjithçka u mbyll e s’të kam prapë",
ti frikshëm më pushton mendimin
dhe ndjej diçka, ndoshta mall.
Qëndron aty, përballë meje,
s’të iket, me mua do të rrish.
Kërkoj të të shmang, por ti s’lëviz
si një tallje, si një ironi.
Të vështroj, nuk di ç’të them,
duhet të shkosh, e kupton vetë:
Zjarri u fik, është e kotë,
njeri-tjetrin më s’e ndjejmë.
Atëhere po largohem unë
dhe ngrihem, eci kuturu,
larg vendeve që vegimin tënd
m’a sjellin më pranë se kurrë.
Je veçse një hije.
je veçse një hije.
Por ndonjëherë kur rri e qetë:
"Gjithçka u mbyll e s’të kam prapë",
ti frikshëm më pushton mendimin
dhe ndjej diçka, ndoshta mall.
Qëndron aty, përballë meje,
s’të iket, me mua do të rrish.
Kërkoj të të shmang, por ti s’lëviz
si një tallje, si një ironi.
Të vështroj, nuk di ç’të them,
duhet të shkosh, e kupton vetë:
Zjarri u fik, është e kotë,
njeri-tjetrin më s’e ndjejmë.
Atëhere po largohem unë
dhe ngrihem, eci kuturu,
larg vendeve që vegimin tënd
m’a sjellin më pranë se kurrë.
Je veçse një hije.
Nga libri: "Shihemi në një tjetër botë" 2002
Më shumë nga Irma Kurti
- Do Të Më Duash Përsëri?
- Herët A Vonë
- Unë E Kam Dashur Këtë Njeri
- Ti Ishe Gabimi Im
- Je Mërzitur Me Mua
- Trupi Im Prej Gruaje
- Skenari I Një Dite
- Të Të Duash Ty
- Nëse Duhet Të Ndahemi
- Stinët E Mia
- Mëkat Të Mbyllësh Sytë
- Si E Ndjen Veten Vogëlush?
- Larg Syve Të Mi
- Më Mungon Zëri Yt
- Në Shpirtin Tim Bie Shi
- Atë Ditë Shpresoj Të Mos Jem
Komente 0