>
LETERSISHQIP
Kevin Çika

Dashuria Ime Varfanjake

Dashuria ime varfanjake,
Ah, lule e njomësht naive,
e rritur diku mes dëborës.
Kështjellë gotike e mbushur,
me pije të turbullta.
Bisk i veshur në gur të vetmisë.
Fantazi e thurur aty aty,
në mes të natës,
kur shndriste e argjendta hënë.
Ah, pikëllim i shkruar mes dritareve.
Gjethe që struket nga pranvera.
Ti je
Dashuria ime varfanjake.