>
LETERSISHQIP

Me Jetue!

Me jetu, s’do me thanë me qajt t’an ditën për jetën q’i na ka ardh
Me jetu, s’do me thanë me kn’u kang’ dashunie pa pas k’un n’shpirt as n’asht t’anin dashni
Me jetu, s’do me thanë m’u k’naq kur i yti bie për toke
Me jetu, s’do me thanë me fol’ pas shpine për ata q’i ta dha dorën
Kur ishe shtrim’
Me jetu, s’do me thanë me shku te anmiku i mikut dhe miq’sin t’ane me zbeh
Me jetu, s’do me thanë me hangër mish kingji para fqiut te vdekur urie
Me jetu, s’do me thanë me shku n’dasem kushërinit, për her’ t’par aty me takue
Me jetu, s’do me thanë me tri diploma rrug’ve pun me kerkue
Me jetu s’do me thanë pa perfundu shkoll’ ministri me drejtue
Me jetu s’do me thanë, m’u ba milioner pa dit’ me shkrue
Me jetu s’do me thanë, me vallzu vetëm dairet kur t’shpojn timpanin e veshit mu drith’nue
Me jetu s’do me thanë me ftu n’dasëm at’ q’i kurr’ se ke njohun, veç q’i u njofte me tregue
Me jetu s’do me thanë me hy n’borxh me marre nji nuse e tjert m’i gezue
Me jetu s’do me thanë me thirr dikon n’drek e për veti kurr’ mos me kuvendue
Me jetu s’do me thanë me ble nji fustan t’shtrejt pa dinar n’xhep, per inat t’koishikes, q’i kam me mendue
Me jetu s’do me thanë q’i me marr’ limuzin’ me qira edhe pse s’di me drejtue
Me jetu s’do me thanë, krejt ç’ka ke jo n’shpirt po n’mendje m’u mundu me i tregue
Me jetu s’do me thanë me lan’ grun n’shpi me fmij, me dal tjetër gru me kerkue
Me jetu s’do me thanë me n’ejt pa gjum’ tan natën e lume tu mendue
Tjetrin si me damtue
Me jetu s’do me thanë me ba nji fmi, e t’ardhme mos me dit me i ndërtue
Me jetu s’do me thanë, me u çu n’sabah, n’mes qytetit, e uj s’ki as ftyrën me pastrue
Me jetu s’do me thanë me qu fmin n’shkoll’, shkollën m’ja pague, e n’fund t’vitit ai fmi, as nuk din me shkrue
Me jetu s’do me thanë n’rrug’ mikun duke lyp me takue, për milionat t’ua m’i tregue
Me jetu s’do me thanë m’u knaq’ tu këndue përball tjetrit q’i e sheh tu vajtue
Me jetu s’do me thanë q’enqe me jetue
Me jetu do me thanë me jetue e jetën me g’zue