>
LETERSISHQIP

N'rrugtimin Tand

E ditn’ove at’ bot’,
i dhe madh’shti rrugtimit n’parajs
hala s’i nin’ t’qamet tona
N’shpirtnat tan’ t’njomun me
Kujtimet e dashunis’
q’i na le pas hapit t’mbram’

As zanat e bertimës
e ngushllimës q’i po na ngulfasin n’frymën e mjegullnajës n’kët’ bot t’trishtueme
S’e ktheve kryt’ mbrapa
për t’na pa’ dhimbjen ma t’ran’ se tërmeti

S’u përgjigje thirrjeve tona
q’i qan’ bjeshkët
nga lutjet për kthimin tand’

Po ti prap’ ike,
Jo pse deshte
Jo pse deshtëm ne

Ike sepse kush t’solli n’kët’ bot’ t’rrejshme
t’deshti ma shum’
se dashunia jon’ e pa’matshme

Ti shkove

Jo pse deshte ti
Jo pse deshtëm ne
Po pse t’pritën atje
ata q’i i dashte ma shum’ se veten

Dhe ti kurr’ s’u ktheve ma
Duke na lan’ n’kopsht lulebardhash
buketet për ty duke i ngatrru’ lulet
Për t’thurun andrrat e fmijve tu

Dhe ti ike
Për t’mos u kthyer ma
n’kët trishtim vajesh

E na, mbetëm n’kët humner’ t’ftoht’ jete
pa xhevahirin e shpirtit ton’.

Më shumë nga Leonora Bruçaj