>
LETERSISHQIP

Shpirti

Dridhesh nga fshehtësitë
Freskohesh me lotin e vajzës n’pritje
Bëhu mik i thellësive përtej vetes
Shumë kopshte vajzërie,
veshe në gjelbërim në ditët me shi
Dhe në netët ku fërshëllen sterri
Në zemrat e dashuruara,
mos humb thellë
Mos le njeriun të ikë nga vetja
Shpesh kur ankthi e vërshon
në mes natës pa dhimbje
Se humb diku me ty dhe për ty
Ruaje njeriun nga vetja
Se është lulja më e bukur e pranverës
Dhe më e shtrenjta stoli
n’këtë botë egoiste
Dhe mbaje fort,
mos t’shembet nga rrëkeja
Se fati e dënoi të të përkulet ty në netët e vona
Ty amanet Po ta lë, unë poeti
Që shpesh u dorëzova te ti
Kur vajzat në varg nusërojnë
Mos i ndajë kurrë asnjë me dhembshuri
Dhe me dashuritë e tyre mbill
Lule për stoli në kopshtet e djemve hijedritë!