Lulzim Kalaj
Alibi!
S'di ç'dreqin deshën, perëndeshat e mia,
Pse me pathos hynë tek unë, s'kam idenë?!
Se për to s'isha tjetër, veç si ajo hija,
Që stërgjatet në muzg e ik e merr dhenë.
S'di ç'panë tek unë, s'di ç'u pëlqeu,
Aq sa shpirtin me dëshirë, bëjnë lëmsh,
S'di ç'ish ajo gjë që aq fort i gënjeu,
Të rendnin pas meje, si të lojtura mendsh.
Vijnë perëndeshat, vijnë e shkojnë,
Përditë e më tepër ma shtojnë habinë,
Ndonëse vetveten aq fort torturojnë,
Me asnjë kusht s'ma pranojnë alibinë!

Komente 0