>
LETERSISHQIP
Lulzim Kalaj

Heshtje

Heshtja trokiti,
si shkrepëtimë moti,
E derën,
s'desha asnjëherë t'ja hap,
Ajo vjedhurazi hyri,
si një rrëshqitje loti,
Dhe mua në heshtje,
më ktheu pak nga pak.

Era e ndarjes,
na shpërndau si gjethe vjeshte,
Për tu tretur
e zhytur,
përgjithmonë në heshtje.