>
LETERSISHQIP
Lulzim Kalaj

Lojë

Kur të ndjek, vrap largohesh,
Ti sulmon, unë tërhiqem,
Dhe pendohem, e pendohesh,
Në dëshirë, digjesh e digjem.

Të vështroj, kur tret shikimin,
Ti më sheh, në pavëmëndje,
Kur sytë ndeshin pikëtakimin,
Fshehin vrik, aq shumë ëndje.

Rastësisht trupat, afër vijnë,
Shpirtpëlhuren dridh puhizë,
Turravrap, shpinë për shpinë,
Me lëkurat, bërë puprrizë.

Konkluzion :s'duhemi (gjoja),
Arsyetim: na pëlqen loja.