Lulzim Kalaj
Kur Due...
Kur due me shpirt vetëm me qeshë,
Me qeshë i lirë n’gjithë botën teme,
Më del nji dreq pa prit, pa deshtë,
E ma ndalë gazin, me nji të preme.
Kur due me kja vetëm, me mallë,
Për dashnitë që n’jetë kam humbë,
Më del nji zot, a shenjt me i thanë,
Që ma tret lotin, prej vendit m’shkundë.
Kur due me qesh e njiherësh me kja,
E herë mbas here me jua ndrrue rendin,
Dreqën e shenjtën m’thrrasin pa prâ,
Sa çmendin botën dhe mua çmendin.
Kur due botës mos me ja pa terrin,
Me dalë prej saj, krejt pa ra n’sy,
I lë mënjanë parajsen e ferrin,
Rri i magjepsun, vetëm me ty...
Me qeshë i lirë n’gjithë botën teme,
Më del nji dreq pa prit, pa deshtë,
E ma ndalë gazin, me nji të preme.
Kur due me kja vetëm, me mallë,
Për dashnitë që n’jetë kam humbë,
Më del nji zot, a shenjt me i thanë,
Që ma tret lotin, prej vendit m’shkundë.
Kur due me qesh e njiherësh me kja,
E herë mbas here me jua ndrrue rendin,
Dreqën e shenjtën m’thrrasin pa prâ,
Sa çmendin botën dhe mua çmendin.
Kur due botës mos me ja pa terrin,
Me dalë prej saj, krejt pa ra n’sy,
I lë mënjanë parajsen e ferrin,
Rri i magjepsun, vetëm me ty...
Komente 0