Lulzim Kalaj
Veç Nji Andërr
Veç nji andërr...
Ma jep nji sinjal t'vetëm si shkëndi meteore,
Nga ato vizëllimat e befta n'qiellin e pastër,
Të natës së shndritshme,të kthjellët qiellore,
Sa t'thom se jeta po më mbân me hatër.
Ma jep nji shpresë aq fort të largët,
Aq sa me e ndjek për shumë vite dritë,
Sa jeta e rrejshme të jetë aq e pakët,
Me t'dëshirue e kurrë mos me t'mbrritë.
E kur me bujari dëshirat ti t'mi kesh krye,
Unë prej gazmendit do veshem si dhandërr,
Hiç pa u mendue me vrik kam me ti kthye,
Për si shkëmbim me m'falë veç nji andërr.

Komente 0