Lulzim Kalaj
Kaj'herë...
Kaj’herë mërzitem aq fort me jetën,
Me njerzit përreth mërzitem kaj’herë,
Kaj, herë m’vjen mos me e dashtë veten,
Sa due me u zhdukë, krejt m’u ba erë.
Kaj’herë e m’duket krejt e shkurtë jeta,
Aq e shkurtë, sa hap e mbyll sytë,
Çastet ma t’vshtira m’duken krejt t’lehta,
E them pse o zot, s’ka nji jetë të dytë?!
Kaj’herë m’vjen, njerzit mos me i dashtë,
Se fort e m’duken n’gjallesa marjoneta,
Kaj’herë m’thotë truni ma mirë me kenë kafshë,
Se t’pakten mundesh me i gzue do t’drejta.
Kaj’herë e m’thotë shpirti për me u ba xhind,
Jashtoksor m’thotë zemra me u ba kaj’herë,
Me lindë për çdo ditë a me vdekë pa lind,
A mos me vdekë në kyt botë asnjëherë.
Shumë e shumë gjana kam mendue kaj’herë,
Po me jetue pa ty, kurrë…asnjëherë!

Komente 0