Lulzim Kalaj
Kohë E Mbrapshtë...
Më ke kthyer në një gur,
Gur shkëndije, si gur stralli,
Që thur ëndrra në pëlhurë,
Shpirtplagosur, jetën talli.
Më ke kthyer në një bust,
Në një bust që numëron yjet,
Ma sjell dimrin që në gusht,
E në shpirt veç shtohen nyjet.
Më ke kthyer në një mumje,
Në një trup s’di në ka frymë,
Të përçartur veç në lutje,
Lum të vdekur, plot me rrymë.
Më ke kthyer n’hije të mekur,
Në një...s’di në ç’më ke kthyer,
Një frymor, që rron i vdekur,
Kohë e mbrapshtë, e ndërkyer!
Lulzim Kalaj
Gur shkëndije, si gur stralli,
Që thur ëndrra në pëlhurë,
Shpirtplagosur, jetën talli.
Më ke kthyer në një bust,
Në një bust që numëron yjet,
Ma sjell dimrin që në gusht,
E në shpirt veç shtohen nyjet.
Më ke kthyer në një mumje,
Në një trup s’di në ka frymë,
Të përçartur veç në lutje,
Lum të vdekur, plot me rrymë.
Më ke kthyer n’hije të mekur,
Në një...s’di në ç’më ke kthyer,
Një frymor, që rron i vdekur,
Kohë e mbrapshtë, e ndërkyer!
Lulzim Kalaj
Komente 0