Lulzim Kalaj
S'ka Më Mirë Se Me U Dashtë
Më ka marrë malli për ty,
Më ka marrë sa nuk thuhet,
Kur mendoj se s’jam aty,
Zemra ime sa nuk shuhet
Më mungon prania jote,
Aq sa yjet sikur shuhen,
E ngushëllohem pas një gote,
Që m'i bën ëndrrat të duhen.
E mendoj unë si i marri,
Me dëshirë, me mall e shpirt,
Se do jemi, si më s'pari,
Një fanar që lëshon dritë.
E me mendje rri e bluaj,
Kohët që s’janë më kohë,
Dhe s’pranoj të jem i huaj,
Në mungesën mbush me lotë.
Tek e fundit çfarë kërkoj,
Historia të mos zhbëhet,
Rri, vetveten torturoj,
Pas enigmës që nuk gjendet.
E e thënë për fund së fundmi,
Djegë dashnia, si një kashtë,
Hallall shpirti, hallall mundi,
S’ka më mirë se me u dashtë.
Më ka marrë sa nuk thuhet,
Kur mendoj se s’jam aty,
Zemra ime sa nuk shuhet
Më mungon prania jote,
Aq sa yjet sikur shuhen,
E ngushëllohem pas një gote,
Që m'i bën ëndrrat të duhen.
E mendoj unë si i marri,
Me dëshirë, me mall e shpirt,
Se do jemi, si më s'pari,
Një fanar që lëshon dritë.
E me mendje rri e bluaj,
Kohët që s’janë më kohë,
Dhe s’pranoj të jem i huaj,
Në mungesën mbush me lotë.
Tek e fundit çfarë kërkoj,
Historia të mos zhbëhet,
Rri, vetveten torturoj,
Pas enigmës që nuk gjendet.
E e thënë për fund së fundmi,
Djegë dashnia, si një kashtë,
Hallall shpirti, hallall mundi,
S’ka më mirë se me u dashtë.
14.11-2016
Komente 0