Makfire Canolli
Nuse Shqip Në Mollën E Kuqe
Atdheu im sa herë është tkurrur,
braktisur me dhunë
nga shqipatrët e mi,
duke marrë me vete vetëm emrin "shqiptar",
me lot në sy,
zemra duke qajtur me ngashërim.
Gjyshi im ruam edhe sot,
mbiemrin e vjetër "Maqedonc",
në kohën kur gjyshja ime
u bë nuse në Mollën e Kuqe,
në vendin ku flasin shqip
vetëm eshtrat nën dhe,
ose ndonjë zog që andej i bie fluturim
dhe këndon emrin e atdheut im,
poemën e time të kafshuar
nga të katër anët,
me emrin Shqipëri.
braktisur me dhunë
nga shqipatrët e mi,
duke marrë me vete vetëm emrin "shqiptar",
me lot në sy,
zemra duke qajtur me ngashërim.
Gjyshi im ruam edhe sot,
mbiemrin e vjetër "Maqedonc",
në kohën kur gjyshja ime
u bë nuse në Mollën e Kuqe,
në vendin ku flasin shqip
vetëm eshtrat nën dhe,
ose ndonjë zog që andej i bie fluturim
dhe këndon emrin e atdheut im,
poemën e time të kafshuar
nga të katër anët,
me emrin Shqipëri.
Më shumë nga Makfire Canolli
Komente 0