>
LETERSISHQIP

Fjalë Hyjnore

Era i përkund mendimet
e i shtyn larg,
atje ku lumturia s'ka fund,
atje ku humbasin kufijt,
atje ku përflaket dielli,
atje ku shpirti lahet në tejdukshmëri
e ku me vete mbart fatin tim,
fatin e heshtur, fatin e shkruar,
ku përulësia puth ëndrrat
e i zgjon prej gjumit.
Dhe ashtu kapur te njëra-tjetra
marrin rrugën e realizimit,
pa nyja, pa përdredhje, pa thyerje,
pa shpërbërje, pa çarje shprese
si dritëza të arta në mendje
që zbukurojnë livadhin e ndjenjave,
zbrazur prej ndrojes
që pengon shpeshherë rrjedhën,
ku jehona e shpirtit largon mjegullën
e trishtimit të dëshirave të mohuara
për përkorjen e paplotë të kthjellimit,
ku koha mat hapat
e brejtjet e pandërprera të ndërgjegjes
për çfarë është mirë e keq,
në tingujt e thjeshtë të zërit gjallues,
ku jeta zhvishet
me shpirtin lakuriq
para realitetit të dhimbshëm
të limfës në ndryshim,
mahnitur nga befasitë e muzës
që vlon brenda lëkurës
për të jetuar 1000vjet
në boshin e Askundit,
ku Zot jam vetëm unë
e bekoj me vargun e shenjtë
me idilin e zjarrtë të jetës
me vezullim sysh
vetëm prej fjalëve hyjnore
në poezinë e jetës bekim.

DËRGOI: